BallinaRajoni & BotaForumi i Biznesit “Maqedoni e Veriut – Shqipëri: Përtej Kufijve” - Meidani:...

Forumi i Biznesit “Maqedoni e Veriut – Shqipëri: Përtej Kufijve” – Meidani: Ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po thellojnë bashkëpunimin ekonomik përmes nismave të përbashkëta që synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes dy vendeve.

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj mori pjesë në Forumin e Biznesit “Maqedoni e Veriut – Shqipëri: Përtej Kufijve”, mbajtur në Shkup, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik dhe shndërrimin e afërsisë gjeografike në bashkëpunim të matshëm.

Forumi u organizua nga ambasada shqiptare në Shkup, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministri Yzeiraj theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende fqinje me histori të përbashkët dhe një të ardhme të ndërlidhur, duke vënë në dukje nevojën për fuqizimin e lidhjeve ekonomike përtej marrëdhënieve politike dhe njerëzore.

Sipas tij, Shqipëria mbetet një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime të huaja, falë rritjes së qëndrueshme ekonomike, stabilitetit makroekonomik dhe financave publike të konsoliduara.

Ai shtoi se vendi po fokusohet në sektorë strategjikë si turizmi, energjia e rinovueshme, shërbimet digjitale dhe agropërpunimi, duke mirëpritur investimet nga Maqedonia e Veriut në këto fusha.

Yzeiraj nënvizoi gjithashtu rolin e institucioneve si AIDA, AIC, TEDA Tirana dhe Durana Park në nxitjen e projekteve konkrete të zhvillimit, ndërsa theksoi se integrimi në Bashkimin Europian mbetet rruga strategjike e Shqipërisë, që rrit sigurinë për investitorët dhe potencialin ekonomik të vendit.

Zv.ministri Yzeiraj shtoi se përpara konkurrencës në tregun europian, vendet e rajonit duhet të forcojnë tregun e përbashkët rajonal, duke mbështetur nismat që rrisin integrimin ekonomik, përmirësojnë ndërlidhjen dhe ulin barrierat tregtare dhe administrative, përfshirë reduktimin e kohës së pritjes në dogana dhe njohjen reciproke të certifikimeve.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe Korridorit VIII, i cili përfshin porte, rrugë, hekurudha, linja interkonjeksioni dhe infrastrukturë digjitale, me rëndësi strategjike ekonomike, politike dhe sigurie për rajonin.

“Ky forum duhet të shërbejë si një hap drejt një faqeje të re në marrëdhëniet tona ekonomike”, u shpreh Yzeiraj.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, theksoi rëndësinë e kalimit nga dialogu në veprime konkrete ekonomike, duke e cilësuar bashkëpunimin rajonal si domosdoshmëri për rritjen e konkurrueshmërisë.

“Gjeografia na ka bërë fqinj, historia na ka afruar, ndërsa ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm. Rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhje konkrete, më shumë besim dhe më shumë bashkëpunim real”, deklaroi Meidani.

Ai nënvizoi se investimet, infrastruktura, turizmi dhe energjia janë fusha kyçe për zhvillimin e përbashkët, ndërsa Korridori VIII mbetet një projekt strategjik për forcimin e lidhjeve rajonale.

Në fund të vitit 2025, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut arritën në rreth 23 miliardë lekë. Sipas statistikave zyrtare, eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut llogariten rreth 9 miliardë lekë, ndërsa importet nga ky vend arrijnë në rreth 14 miliardë lekë, duke reflektuar një volum të rëndësishëm tregtar mes dy vendeve fqinje.

Artikujt e fundit

Aktet e dhunës në ndeshjen e fundit, Komisioni i Disiplinës dënon me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë sot publike vendimet në lidhje me dhunën...

Deklaratat e Berishës për përkeqësim në Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për...

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Berishës se Shqipëria kë pësuar rënie...

“Shqipëria në rënie dramatike në fushën e Prokurimeve Publike”, Berisha: Kemi 14 pikë më pak në 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar rënie në...

Më shumë

Aktet e dhunës në ndeshjen e fundit, Komisioni i Disiplinës dënon me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë sot publike vendimet në lidhje me dhunën...

Deklaratat e Berishës për përkeqësim në Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për...

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Berishës se Shqipëria kë pësuar rënie...