Mediat e huaja raportojnë se rrjeti shumë i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit.

Ndërkaq bëhet me dije se agjencia po punonte për të kuptuar fushëveprimin e problemit, por nuk kishte prova të menjëhershme të një sulmi kibernetik.

Sipas CNN, ndërprerja ka prekur rrjetin e njohur si “NSA Net”, që përdoret nga personeli i agjencisë për komunikimin dhe transmetimin e informacioneve me nivel të lartë klasifikimi.

Autoritetet amerikane po përpiqen të përcaktojnë përmasat dhe shkaqet e ndërprerjes.

Ndërkaq bëhet me dije se për menaxhimin e situatës, NSA ka vendosur një skemë të organizuar të paraqitjes së punonjësve në punë, duke shmangur mbërritjen e tyre njëkohësisht.

Akoma nuk është e qartë se sa punonjës janë prekur nga ndërprerja dhe as kur pritet të rikthehet në funksion rrjeti i komunikimit.

Vlen për t’u përmendur se ngjarja e sotme vjen vetëm katër ditë nga kaosi në aeroportet amerikane, ku një ndërprerje e sistemeve të komunikimit të kontrollit ajror shkaktoi anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh.

Megjithatë, mbeten të paqarta incidentet e ndodhura së fundmi në SHBA.