BallinaHoroskopiHoroskopi, 29 Prill 2026

Horoskopi, 29 Prill 2026

Publikuar më

spot_img

Dashi

Je plot energji dhe i motivuar. Venusi dhe kombinimi Mars–Saturn të japin forcë për të vepruar. Mund të ketë pak tension sot ose nesër, por kjo ndodh sepse duhet të mbyllësh disa çështje që i ke lënë pezull. Situatat ligjore apo burokratike do fillojnë të zgjidhen në muajt në vijim. Për momentin, mos u nxit dhe mos e tepro me veprimet për 48 orët e ardhshme.

Demi

Fundi i prillit është në favorin tënd. Je në një periudhë të mirë, me Jupiterin që të ndihmon të çosh përpara projektet. Mundësitë janë konkrete dhe duhet t’i kapësh pa hezitim. Në dashuri, situata përmirësohet dhe mund të përjetosh emocione më të forta dhe më të qëndrueshme.

Binjakët

Ndihesh më i qetë dhe më i lehtësuar. Venusi në shenjën tënde dhe ndikimi i Hënës të japin energji dhe qartësi. Tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe komunikimi është pika jote e fortë. Intuita është e saktë në këto ditë dhe mund të të ndihmojë të marrësh vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Gaforrja

Periudha e fundit ka qenë e lodhshme emocionalisht dhe ende ndihesh pak i paqëndrueshëm. Nga 4 maji gjërat fillojnë të përmirësohen. Deri atëherë, përpiqu të ruash energjinë dhe të mos stresohesh. Nëse vendos të largosh njerëz apo situata që nuk të bëjnë mirë, do jetë një zgjedhje e menduar mirë. Për momentin, pushimi është i rëndësishëm.

Luani

Ke kaluar një periudhë të vështirë, por tani po rikthehesh në formë. Energjia dhe vetëbesimi rriten dhe do kesh më shumë kontroll mbi situatat. Kujdes me shpenzimet, mos vepro impulsivisht me paratë. Në dashuri, është momenti të rikthesh vëmendjen dhe të investosh më shumë.

Virgjëresha

Situata përmirësohet. Problemet që dukeshin të vështira tani fillojnë të zgjidhen më lehtë. Mund të marrësh rezultate të vogla por të rëndësishme çdo ditë. Puna kërkon ende përkushtim, por në dashuri duhet të jesh më i qetë dhe të mos krijosh tension pa arsye. Shmang debatet, sidomos nëse ka pasur tension ditët e fundit.

Peshorja

Është një ditë me shumë energji dhe ide të reja. Marsi po largohet nga kundërshtimi dhe kjo do të të çlirojë nga bllokimet që ke ndjerë kohët e fundit. Do kesh më shumë mundësi të realizosh plane që i ke shtyrë. Deri në qershor do ndihesh më i sigurt dhe do rikthehesh në ritmin tënd normal. Këshilla kryesore: fokusohu te dashuria dhe përmirëso marrëdhëniet personale.

Akrepi

Qershori sjell zhvillime në punë, por duhet të lëvizësh që tani. Mund të nisësh një projekt të ri ose të marrësh një drejtim tjetër profesional. Është momenti të flasësh hapur dhe të sqarosh situata që kanë mbetur pezull. Me afrimin e Hënës në shenjën tënde, fundjava të jep guxim për të mbyllur çështje të së kaluarës. Mos u mbyll në vetvete, jepi mundësi gjërave të reja.

Shigjetari

Rutina të ka lodhur dhe ke nevojë për ndryshim. Kërkon lëvizje, eksperienca dhe emocione të reja. Pas një periudhe më të ngadaltë, energjia dhe dëshira për të vepruar rikthehen. Kujdes në dashuri: nëse je në dy situata ose nuk je i qartë në një lidhje, duhet të jesh i sinqertë. Nuk mjafton të shmangësh problemin, duhet ta përballosh.

Bricjapi

Javët e fundit kanë qenë të vështira, me ndryshime dhe lodhje. Je në një fazë riorganizimi dhe po ndërton diçka të re. Edhe nëse gjërat nuk po ecin siç do, mos u stresoni më shumë seç duhet. Shmang tensionet në këto ditë. Mbështetu te njerëzit e afërt, sepse një marrëdhënie e qëndrueshme mund të të ndihmojë të kalosh këtë periudhë më lehtë.

Ujori

Je në një moment shumë pozitiv. Venusi dhe Hëna janë në favorin tënd dhe të ndihmojnë në dashuri dhe marrëdhënie. Kreativiteti është shumë i lartë dhe ke ide që mund të të hapin rrugë të reja. Mos ki frikë të provosh gjëra të ndryshme. Edhe në dashuri ka përmirësim: mund të lindin njohje të reja ose të përmirësohen marrëdhëniet ekzistuese.

Peshqit

Duhet të përqendrohesh te puna dhe çështjet konkrete. Kjo është një periudhë e mirë për marrëveshje, takime dhe organizim. Nga java tjetër gjërat mund të ngadalësohen, ndaj vepro tani. Në dashuri nuk je shumë i përqendruar dhe mund të krijohen tensione. Mos provoko situata dhe mos e testoni partnerin, sepse mund të krijosh probleme të panevojshme.

Artikujt e fundit

Shqipëria firmos marrëveshjen 6 miliardë USD me SHBA për gazin, Rama: Vlora kthehet në pikë kritike për energjinë

Shqipëria nënshkroi sot Memorandumin për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshjen kuadër...

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem...

Foto/ Dalin dokumentat e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar

Një rrjedhje masive informacioni që pretendohet të jetë “më e madhja në historinë e...

“Nëna ime ishte e fiksuar pas teje”, Donald Trump pret Charles III në Shtëpinë e Bardhë, atmosferë ceremoniale dhe batuta gjatë vizitës zyrtare

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e...

Më shumë

Shqipëria firmos marrëveshjen 6 miliardë USD me SHBA për gazin, Rama: Vlora kthehet në pikë kritike për energjinë

Shqipëria nënshkroi sot Memorandumin për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshjen kuadër...

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem...

Foto/ Dalin dokumentat e sulmit më të madh në historinë e futbollit, ja çfarë është publikuar

Një rrjedhje masive informacioni që pretendohet të jetë “më e madhja në historinë e...