BallinaVendiKronikëNga Vlora në Sarandë/ Aksion i policisë kundër lëvizjes me armë dhe...

Nga Vlora në Sarandë/ Aksion i policisë kundër lëvizjes me armë dhe lëndëve narkotike, arrestohen katër persona

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia ka finalizuar dy operacione të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë, duke vënë në pranga 4 persona dhe duke sekuestruar një armë zjarri, lëndë narkotike, fishekë dhe dy automjete.

Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, ai u kap në një parking lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet në çantë një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike. Në total u sekuestruan 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni policor “Transportuesit”, pas një hetimi 3-javor me metoda speciale.

Gjatë operacionit u arrestuan tre persona:

A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje;

K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;

A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre të arrestuarit u kapën në flagrancë në aksin Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, ndërsa lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. N., ku udhëtonte edhe A. C., policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim shitjen në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shtetasi K. J. përdorte automjetin tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Partitë politike në Kosovë drejt një marrëveshjeje, por pa garanci për formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve...

Zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin, Banka Qendrore Europiane paralajmëron: Kriza klimatike kërcënon ekonominë globale

Kriza klimatike dhe dëmtimi i shpejtë i natyrës po përbëjnë një rrezik gjithnjë e...

Kishte dalë në një klub nate në Beograd, gjendet e vdekur brenda një valixheje modelja ruse, në pranga një turk

Trupi i një modeleje ruse, e cila ishte zhdukur gjatë pushimeve në Beograd, është...

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Më shumë