BallinaVendiKronikëPërshtatën ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, tre të...

Përshtatën ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, tre të arrestuar dhe një në kërkim në Milot e Laç

Publikuar më

spot_imgspot_img

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.

Policia ka sekuestruar 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Për pasojë janë arrestuar 3 persona (shtetasit Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli), ndërsa është shpallur në kërkim  shtetasi Pjetër Lleshi (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).

Njoftimi i policisë

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikujt e fundit

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi...

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Më shumë