Mazhoranca socialiste do të hedhë sot një hap tjetër për të çuar përpara Reformën Administrativo-Territoriale.
Në ora 12:00 pritet konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
Opozita ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në këtë komision, ndërkohë gazetari Muhamed Veliu ka mundur të zbulojë përbërjen e komisionit të Posaçëm për fazën e dyhtë të kësaj Reforme.
Sikurse në komisionin e parë të kësaj Reforme, edhe të dytin do ta drejtojë sërish Arbjan Mazniku, ndërsa anëtarë janë:
Blendi Klosi
Briseida Çakëri
Besa Spaho
Ermal Pacaj
Onid Bejleri
Aulona bylykbashi
Klevis Jahaj
Ermal Elezi
Ndërsa si anëtarë zëvendësues do të jenë:
Agron Malaj
Hatixhe Konomi
Andi Qose
Antoneta Dhima
Pirro Dhima
Pirro Vëngu
Alma Selami



