Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan-Tepelenë, ku një automjet transporti mallrash është përplasur me një makinë të Policisë.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.