Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.




























