BallinaRajoni & BotaDebate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të...

Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Debat dhe shqetësim vazhdon të shkaktojë në Greqi rasti i dronit detar të tipit ukrainas që u gjet pranë Lefkadës, i mbushur me eksploziv.

Sipas reportazhit investigativ të televizionit privat STAR, autoritetet greke po përqendrojnë hetimet në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak: portin e Vlorës në Shqipëri dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.

Sipas të njëjtit reportazh, të dyja zonat konsiderohen pika me interes strategjik për lëvizjet në Mesdhe, ndërsa për Libinë përmendet edhe prania e ekspertëve ukrainas të dronëve dhe personelit ushtarak. Autoritetet greke po përpiqen të kuptojnë rrugën që ndoqi droni, mënyrën se si përfundoi në Detin Jon dhe nëse objektivi i tij ishte një autokolonë ruse anijesh që lëvizte ditët e fundit në Mesdhe.

Pamjet satelitore që publikoi TV STAR tregojnë lëvizjen e anijeve ruse në jug të Kretës dhe Maltës. Analistë ndërkombëtarë dhe ekspertë të sistemeve pa pilot vlerësojnë se droni mund të ishte projektuar për të goditur këto anije në ujërat ndërkombëtare. Sipas specialistit Vaggelis Xanthakis, bëhet fjalë për një “torpedo të telekomanduar sipërfaqësore”, e aftë të shkaktojë dëme shumë të mëdha.

Mjeti i gjetur në Lefkadë identifikohet si dron detar ushtarak i tipit MAGURA V5 dhe sipas raportimeve mbante rreth 100 kilogramë eksploziv, sasi që ekspertët thonë se mund të dëmtonte rëndë edhe një anije të madhe.

Për rastin reagoi edhe ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili e cilësoi incidentin “jashtëzakonisht serioz”. Ai deklaroi se hetimi teknik nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është në zhvillim dhe se sapo të përfundojë analiza e të dhënave, qeveria greke “do të reagojë me të gjitha hapat e nevojshëm diplomatikë dhe institucionalë”.

Ministri grek theksoi gjithashtu se Athina nuk do të lejojë që Mesdheu të kthehet në teatër operacionesh ushtarake. “Greqia do të bëjë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë e lundrimit, të qytetarëve dhe të mjedisit”, deklaroi ai sot në Bruksel.

Ndërkohë, hetimet e rojës bregdetare greke vazhdojnë edhe për mënyrën se si u zbulua droni. Sipas dëshmive të peshkatarëve që e tërhoqën në portin e Vasilikit, dy shtetas bullgarë që peshkonin në shkëmbinjtë e zonës së Dukatos e panë të parët objektin në det dhe ndihmuan për ta nxjerrë. Autoritetet po shqyrtojnë tani nëse ata janë marrë në pyetje, si ndodheshin në atë pikë dhe nëse ndodhen ende në ishull.

Rasti ka hapur një debat të madh në Greqi për sigurinë në Mesdhe dhe për rrezikun që konflikti Ukrainë-Rusi të krijojë episode të reja tensioni shumë pranë brigjeve greke.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...