BallinaRajoni & BotaFrancë-Marok alarmon gjithë Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen e Kupës...

Francë-Marok alarmon gjithë Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen e Kupës së Botës. Priten tensione të mëdha

Publikuar më

spot_imgspot_img

Parisi po përgatitet për një mbrëmje me masa të shtuara sigurie përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut. Autoritetet franceze e kanë cilësuar sfidën si me rrezik të lartë, duke vendosur një plan të posaçëm për të parandaluar trazirat dhe incidentet në rrugët e kryeqytetit.

Sipas Le Parisien, Prefektura e Policisë ka autorizuar përdorimin e dronëve të sigurisë për monitorimin e qytetit gjatë mbrëmjes, ndërsa dekreti për masat e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, një orë përpara nisjes së ndeshjes.

Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, ndërsa Champs-Élysées, zona ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje dhe akte vandalizmi gjatë festimeve sportive, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë. Disa biznese kanë vendosur barriera mbrojtëse në vitrinat e tyre për të shmangur dëmtimet ose plaçkitjet.

Gjithashtu, do të mbyllen disa stacione metroje pranë Champs-Élysées për të kufizuar grumbullimet e tifozëve. Kufizimet do të prekin edhe disa stacione të linjave 6, 8, 9, 12 dhe 14.

Masat e forta të sigurisë lidhen edhe me precedentët e mëparshëm. Pas fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, në të gjithë Francën u arrestuan mbi 260 persona, ndërsa vetëm në Paris u regjistruan 167 arrestime.

Komuniteti maroken në rajonin metropolitian të Parisit numëron rreth 300 mijë banorë, ndërsa në të gjithë Francën jetojnë rreth 2.2 milionë persona me origjinë marokene. Për këtë arsye, autoritetet franceze kanë marrë masa të gjera për të garantuar rendin publik dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të viteve të kaluara.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...