BallinaVendiPolitikë“Gjykata e Lartë të trajtojë ato që ka parashtruar Kushtetuesja”/ Çështja e...

“Gjykata e Lartë të trajtojë ato që ka parashtruar Kushtetuesja”/ Çështja e Veliajt, avokati Ndreca: Nuk ka më asnjë shkak për ta mbajtur në burg

Publikuar më

spot_imgspot_img

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që Gjykata e Lartë të shqyrtojë me përparësi masën e sigurimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, nuk ekzistojnë më shkaqe për mbajtjen e Veliajt në burg dhe masa proporcionale është lirimi i tij, në mënyrë që të mund të ushtrojë detyrën si kryebashkiak.

“Gjykata e Lartë duhet të trajtojë ato që Kushtetuesja ka parashtruar. Vendimi proporcional është ai i lirimit dhe krijimi i mundësisë për të ushtruar detyrën e tij.

Nuk është vonesë e qëllimshme nga mbrojtja. Në të gjithë procesin, vetëm dy herë ka munguar. Ajo që po diskutojmë është masa e sigurimit. Ajo që ju po trajtoni është çështja e gjykimit në themel. Ne mendojmë të përqendrohemi te masa e sigurimit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës së Lartë.

Kemi bërë dy kërkesa në Gjykatën e Lartë për ta përshpejtuar, për shkak të rëndësisë që ka personi, një kryetar bashkie në detyrë. Interesi është i dyfishtë: interesi i Erion Veliajt, si i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që kërkon lirinë kur nuk ka më asnjë shkak të mbahet në burg dhe ka të drejtën për të ushtruar detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës. Është e qartë se çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës dhe dëmet që i janë shkaktuar qytetit për shkak të kësaj mase”, tha Ndreca.

Artikujt e fundit

Tragjedia në Shkodër/ Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, jepet sot lamtumira e fundit për nënën dhe dy fëmijët e mitur

Shkodra përcjell sot për në banesën e fundit nënën dhe dy fëmijët e saj,...

Masa e sigurisë për Veliajn, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e çështjes

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator, për të shqyrtuar çështjen e masës...

“Pas 14 muajsh refuzime, na lejuan ta takojmë në paraburgim”/Avokati i Veliajt: Po përgatisim aplikimin për në Strasburg

Avokati ndërkombëtar i Erion Veliajt, Ben Brandon, ka deklaruar se ai dhe ekipi i...

“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza”, ministri Nufi: Miratuam shpërblimin për zjarrfikësit, kemi menaxhuar dhe shuar 27 vatra zjarri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së...

Më shumë