BallinaUncategorized“Kush refuzon Kodin Civil, të largohet nga detyra”/ Braçe ngre shqetësimin për...

“Kush refuzon Kodin Civil, të largohet nga detyra”/ Braçe ngre shqetësimin për regjistrimin e pronave: Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për zgjatjen e procesit të regjistrimit të pronave që prej vitesh ndodhen në proces legalizimi.

Braçe e vazhdoi fjalën e tij duke kërkuar verifikime mbi arsyet pse shumë banesa nuk po regjistrohen në emër të përfituesve, pavarësisht afateve dhe të drejtave të parashikuara në Kodin Civil.

“Ka një nen të posaçëm. Kam thirrur edhe zv.kryeministren këtë javë për interpelancë në Parlament. Në Kodin Civil është e drejta e parashkrimit për një ndërtim të bërë në një pronë të caktuar, që duhet të ishte legalizuar në harkun e 20 viteve.

Ka një afat në Kodin Civil që kjo pronë tashmë duhet të regjistrohet në emrin tim. Dua që të verifikoni pse këto prona nuk regjistrohen më në emër të përfituesit.

Bëhet fjalë për banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi për 20 vite me radhë dhe e kanë fituar të drejtën përmes Kodit Civil. Ata nuk presin më fare nëse do t’u shqyrtohet dosja në Kadastër apo jo”, u shpreh Braçe.

Me anë të një postimi në facebook, Braçe shprehet se kush refuzon respektimin e Kodit Civil, të largohet nga detyra.

“E gjithë Selita është kështu. Si Selita, edhe territore të tëra të tjera në Tiranë. Banesat janë të njerëzve, pronë e tyre. Kush refuzon edhe Kodin Civil, të lëshojë detyrën që nuk e bën, vulën që e keqpërdor dhe firmën që e vë në radhë”, shkruan më tej Braçe.

Artikujt e fundit

Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

Në kohën kur prokuroria po heton ende zyrtarë të IMT dhe IKMT për të...

“Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa tensione...

U plagos në aksionin në Maliq për kapjen e Violand Braçellarit, flet nga Trauma efektivi i policisë: Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga...

Më shumë