BallinaDetektiviMarigo, startup-i që ka marrë 110 mijë euro nga taksapaguesit shqiptarë, por...

Marigo, startup-i që ka marrë 110 mijë euro nga taksapaguesit shqiptarë, por që nuk funksionon në asnjë platformë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Për të dytën herë radhazi, startup-i Marigo është shpallur fitues i fondeve publike të ndara nga Startup Albania.

Në vitin 2024, përmes “Thirrjes për Masa Mbështetëse”, Marigo Marketplace përfitoi 3.500.000 lekë financim në Fazën 2 të zhvillimit.

Në vitin 2026, i njëjti projekt, tashmë i regjistruar si Marigo Fashion Marketplace, u shpall sërish fitues në Fazën e Zgjerimit, duke marrë edhe 6.800.000 lekë të tjera.

Në total, Marigo ka përfituar mbi 10,3 milionë lekë nga fondet publike, ose rreth 110 mijë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Por sot, ku është produkti për të cilin janë dhënë këto para?

Aplikacioni Marigo për Android është hequr nga Google Play Store më 10 korrik 2026. Para heqjes, ai kishte regjistruar vetëm 284 shkarkime që nga publikimi. Versioni i fundit i aplikacionit rezulton të jetë publikuar në qershor 2025.

Në App Store të Apple, profili i zhvilluesit nuk shfaq më asnjë aplikacion aktiv. Ndërsa faqja zyrtare marigoapp.com aktualisht nuk funksionon dhe shfaq gabim serveri.

Pra, një projekt që është financuar dy herë nga fondet publike sot nuk është i aksesueshëm nga përdoruesit: nuk shkarkohet në Android, nuk gjendet në iOS dhe nuk hapet online.

Megjithatë, projekti është vlerësuar si i suksesshëm mjaftueshëm për të kaluar nga faza e zhvillimit në Fazën e Zgjerimit, duke marrë edhe 6,8 milionë lekë të tjera financim.

Kjo ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si monitorohen grantet për startup-et.

A kontrollohet nëse një produkt i financuar më parë ka arritur objektivat e tij përpara se të marrë fonde të reja? Cilat janë kriteret që përcaktojnë kalimin nga një fazë zhvillimi në tjetrën?

Dhe mbi të gjitha: kush mban përgjegjësi kur një projekt i financuar me para publike nuk është më aktiv?

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë