Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar rrëshkitje të tokës përgjatë rrugës Kolonjë-Golem në Gjirokastër.
Si pasojë e rrëshkitjes së dheut dhe gurëve përgjatë kësaj rruge automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim.
Strukturat e emergjencave po monitorojnë situatën dhe mundësinë e ndërhyrjes për largimin e dherave dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit të mjeteve.




























