Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po kryejnë kontrollet dhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Nga aksidenti, njëri prej automjeteve, tip “Benz”, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.