BallinaVendiPolitikë“Mund të dhunohen!”, Agron Shehaj merr informacion në Drejtorinë e Policisë së...

“Mund të dhunohen!”, Agron Shehaj merr informacion në Drejtorinë e Policisë së Tiranës: 6 protestues të shoqëruar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku janë zhvendosur protestuesit duke kërkuar lirimin e atyre që u shoqëruan pas tensioneve para godinës së Kuvendit.

Shehaj tha se ata u dhunuan para kamerave teksa po shprehnin pakënaqësinë e tyre kundër qeverisë.

“Protestuesit e dhunuar po shprehin pakënaqësinë e tyre kundër qeverisë dhe deputetëve të maxhorancës. Janë 6 të shoqëruar. Dy janë të komisariati nr 1, dy te komisariati nr 2, dhe dy te komisariatri numër 4. U dhunuan haptas përballë parlamentit para kamerave. Ka shumë mundësi që të dhunohen edhe nëpër komisariate ku janë shoqëruar.”, tha Shehaj.

Ndërkohë deputeti i “Mundësia” Erald Kapri denoncoi sjelljen e efektivëve që tërhoqën zvarrë protestuesit, teksa u shpreh se të gjitha procedimet e deritanishme të Policisë për protestuesit ishin rrëzuar.

“Dua të kujtoj se të 150 procedimet për protestuesit deri tani nga Policia janë rrëzuar si të paligjshme. E papranueshme, i mori zvarrë, i mori Policia, kjo është e papranueshme, janë 6 persona të shoqëruar, të marrë zvarrë”, u shpreh ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë