BallinaRajoni & BotaNdërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi, familja lejon që të varroset...

Ndërron jetë në Mekë haxhiu Adnan Arifi, familja lejon që të varroset pranë Qabesë së Shenjtë! Bashkësia Fetare Islame: Mbylli sytë sapo përfundoi ritualet e haxhit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Adnan Arifi, një shtetas shqiptar nga fshati Pirok i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë këtë të enjte gjatë ritualit të haxhit në Mekën e Bekuar. Familja dhe Bashkësia Fetare Islame thotë se Adnani ka mbyllur sytë përgjithmonë, sapo ka përfunduar ritualet e haxhit.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga kjo botë të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ndërroi jetë pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit.

I ndjeri u largua nga kjo botë në ditët më të bekuara dhe në vendin më të shenjtë për zemrat e besimtarëve – në Mekën e Bekuar, pranë Qabesë së Shenjtë, aty ku miliona zemra derdhin lot lutjeje dhe përkulen me përulësi para Allahut të Madhëruar”, shkruan kryetari i BFI, Shaqir Fetahu.

Familja është njoftuar për lajmin e trishtë dhe ka pranuar që Adnan Arifi të prehet përgjithmonë në tokën e bekuar të Mekës, duke mbetur përgjithmonë pranë vendeve të shenjta që aq shumë i deshi dhe i ëndërroi.

“Sa i rëndë është ky lajm për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! Një ndarje që lë boshllëk në zemra, lot në sy dhe dhimbje që fjalët vështirë mund ta përshkruajnë. Por mbetet ngushëllim fakti se Allahu e zgjodhi që çastet e fundit të jetës t’i kalojë si haxhi, në vendin më të shenjtë mbi tokë.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme, t’ia pranojë haxhin, lutjet dhe gjithë veprat e mira, ta ndriçojë varrin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus”, vijon mesazhi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...