BallinaUncategorizedNegociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për...

Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas deklaratave të Trump se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, teksa anuloi atë që ai tha se do të kishin qenë sulme masive ndaj vendit, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare nisën të bien lehtësisht.

Investitorët po reagojnë pozitivisht ndaj sinjaleve për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pritshmëritë për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit kanë rritur besimin se furnizimi global me naftë do të normalizohet.

Nafta Brent ka zbritur nën 78 dollarë për fuçi ndërsa edhe nafta amerikane WTI(West Texas Intermediate) ka vijuar rënien në rreth 79 Dollarë për fuci . Analistët vlerësojnë se tregjet po parashikojnë rikthimin e eksporteve iraniane dhe një ofertë më të lartë në tregun ndërkombëtar faktorë që ushtrojnë presion për uljen e çmimeve.

Megjithatë ata paralajmërojnë se paqëndrueshmëria nuk ka marrë fund. Mungesa e detajeve mbi zbatimin e marrëveshjes dhe situata në Ngushticën e Hormuzit mund të vazhdojnë të sjellin luhatje në ditët në vijim.

Për Shqipërinë një ulje e qëndrueshme e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare mund të krijojë hapësira për rënie të kostove të importit të karburanteve. Por ndikimi në pikat e shitjes në vend nuk është i menjëhershëm, pasi varet edhe nga stoqet ekzistuese, kostot e transportit dhe mënyra e furnizimit të kompanive importuese.

Nafta vijon të shtrenjtohet duke u tregtuar këto ditë për 214 lekë për litër ndërsa benzina 199 lekë për litër. Në këtë situatë konfindustria kërkon  ndërhyrjen e qeverisë në 4 drejtime duke filluar nga ulja me 15% së taksave mbi karburantet, ringritjen e bordit të transparencës, ndërhyrje në cilësi dhe kontrolle për naftën kontrabandë.

Artikujt e fundit

Zjarr edhe në Opar të Moglicës, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës. Sipas të...

Autor i gjashtë vjedhjeve në muajin korrik, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, në kuadër të të cilit...

Zjarri në Shkozet, tymi toksik vijon të përhapet/ Banorët thirrje: Kemi lëvizur fëmijët nga shtëpia, të merren masa

Dy ditë më parë, banorët e zonës ku u dogj magazina në Shkozet të...

Deklarata e Berishës për mini-maternitetin në SPAK, Kryemadhi i përgjigjet me batuta: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, disa thashetheme…

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku nuk...

Më shumë