BallinaRajoni & BotaPanik për Emmanuel Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask gjatë vizitës...

Panik për Emmanuel Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask gjatë vizitës së presidentit francez

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një seri shpërthimesh janë dëgjuar këtë të martë në Damask, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në një vizitë zyrtare në kryeqytetin sirian.

Sipas raportimeve të AFP dhe Reuters, shpërthimet ndodhën pranë zonës ku ishte akomoduar presidenti francez. Dëshmitarët kanë raportuar se panë shtëllunga tymi të ngriheshin pranë hotelit ku Macron kaloi natën, ndërsa raportohet se është prekur edhe zona ku ndodhet Ministria siriane e Turizmit.

Shkaqet e shpërthimeve nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka viktima apo të plagosur. Pas incidentit, rrugët përreth u bllokuan dhe u vendosën masa të rrepta sigurie.

Presidenti Macron kishte lënë hotelin në orët e mëngjesit për të zhvilluar takimet e planifikuara në pallatin presidencial.

Vizita e kreut të shtetit francez konsiderohet historike, pasi është udhëtimi i parë i një lideri të një vendi të Bashkimit Evropian në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024 nga forcat rebele të udhëhequra nga presidenti Ahmed Sharaa.

Autoritetet siriane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi natyrën e shpërthimeve dhe hetimet janë në vazhdim.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë