BallinaRajoni & BotaVrau vajzën 9-vjeçare dhe inskenoi rrëmbimin e saj/ Babai kanadez shpallet fajtor...

Vrau vajzën 9-vjeçare dhe inskenoi rrëmbimin e saj/ Babai kanadez shpallet fajtor për vrasjen e Melinës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Luciano Frattolin, nga Kanadaja, është shpallur fajtor të hënën për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Melinës, të cilën e mbyti në një kënetë në një zonë malore në verilindje të Nju Jorkut.

Sipas asaj që u zbulua gjatë gjyqit, Frattolin e kreu vrasjen për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas së tij, Callie Galanis, e cila kishte kujdestarinë e vetme të vajzës.

Frattolin, biznesmen në industrinë e kafesë, vrau Melinën në korrik të vitit 2025, ndërsa të dy ndodheshin me pushime së bashku. Pas vrasjes, ai e fshehu trupin e vajzës nën një shkëmb.

Më pas, babai sajoi historinë se Melina ishte rrëmbyer, duke shkaktuar aktivizimin e një alarmi dhe nisjen e një operacioni të gjerë policor për gjetjen e 9-vjeçares.

Frattolin tani përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së dytë dhe fshehje të një trupi.

“Jeta e shkurtër e Melinës mori një fund të dhunshëm”, tha prokurori i qarkut të Essexit, Michael Lange, gjatë seancës dëgjimore për dënimin të hënën. Frattolin shmangu shikimin e tij gjatë deklaratës.

“Gjithçka ishte e mbuluar me baltë. Flokët e saj të gjatë të zinj, ishin të mbuluar me dhe dhe bar”, deklaroi prokurori.

Jurisë iu desh vetëm një orë për të arritur në vendimin se Frattolin ishte fajtor.

Nëna e Melinës, Callie Galanis, kishte kujdestarinë e vetme të vajzës që prej vitit 2019, kur i dha fund lidhjes së saj në distancë me Frattolinin. Megjithatë, vitet e fundit ajo kishte lejuar Melinën të udhëtonte me të atin.

Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë disa ditë më parë, nëna e 9-vjeçares tha se Melina nuk donte të udhëtonte jashtë vendit me të atin, konkretisht në Etiopi. “Ajo nuk donte të shkonte”, dëshmoi Galanis.

Ajo tha se vetë kishte filluar të ndihej gjithnjë e më shumë në ankth për këtë udhëtim, pasi kishte rezerva për lejimin e një udhëtimi jashtë vendit. Sipas saj, avokati e kishte paralajmëruar për raste kur prindër të ndarë i merrnin fëmijët jashtë vendit dhe më pas refuzonin t’i kthenin.

Galanis dëshmoi gjithashtu se Frattolin më vonë sugjeroi zgjatjen e kohëzgjatjes së udhëtimit në Etiopi.
Diskutimet që ajo pati me Melinën rreth udhëtimit e bindën përfundimisht që ta anulonte atë.

“Ndihesha në siklet. Nuk isha më dakord me të”, tha Galanis, duke folur për udhëtimin.

Pas anulimit të udhëtimit në Etiopi, Frattolin sugjeroi që Melina ta shoqëronte në një udhëtim në Connecticut dhe New York.
Por udhëtimi përfundoi në tragjedi.

Në ditën kur ata ishin planifikuar të ktheheshin në Quebec, ku jetonte nëna e saj, Frattolin vrau vajzën dhe më pas inskenoi rrëmbimin e saj, duke thirrur autoritetet dhe duke shkaktuar një operacion të madh kërkimi.

Tashmë, pas vendimit të jurisë, Luciano Frattolin përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj.

Artikujt e fundit

Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës 5-katëshe pa leje në Himarë, procedohen drejtuesit e komisariatit. Dy të ndaluar dhe dy në kërkim

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)...

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Krujë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Në Krujë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri të favorizuara nga era, ndërsa...

Kushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën, nuk kalon në seancë ankimin e ish-zëvendësministres: S’u shkel prezumimi i pafajësisë

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila...

Akuzohet për organizimin e sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, si u hartua plani

Biznesmeni Valter Lavitola dhe Clesio Gomez Tavares janë arrestuar nën dyshimin se kanë organizuar...

Më shumë

Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës 5-katëshe pa leje në Himarë, procedohen drejtuesit e komisariatit. Dy të ndaluar dhe dy në kërkim

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)...

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Krujë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Në Krujë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri të favorizuara nga era, ndërsa...

Kushtetuesja “rrëzon” Rovena Vodën, nuk kalon në seancë ankimin e ish-zëvendësministres: S’u shkel prezumimi i pafajësisë

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila...