BallinaVendiKronikë40 studentë të Akademisë së Sigurisë helmohen nga ushqimi dhe përfundojnë në...

40 studentë të Akademisë së Sigurisë helmohen nga ushqimi dhe përfundojnë në spital. E njëjta kompani kateringu ofron edhe ushqimin e spitalit.

Publikuar më

spot_imgspot_img

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë përfunduar në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor, menjëherë pas konsumimit të drekës në ambientet e institucionit.

Sipas burimeve paraprake, studentët kanë shfaqur simptoma të rënda si të vjella, dhimbje të forta barku dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Ata janë transportuar drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore, trajtim me serume dhe më pas janë larguar në gjendje të stabilizuar.

Dyshohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në drekë. Akademia e Sigurisë kishte kontratë me kompaninë private “Sori-Al”, e cila ofronte shërbimin e kateringut për tre vaktet ditore të studentëve.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy persona dhe shpallur një tjetër në kërkim. Në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut, ndërsa është shpallur në kërkim administratorja e kompanisë, Alma Tafani.

E njëjta kompani rezulton të ofrojë edhe shërbimin e kateringut për QSUT.

Artikujt e fundit

Horoskopi,7 Maj 2026

Dashi Do e mahnitni serish partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ai do ju dashuroje...

“Përgatitemi për 8 majin”, Gjekmarkaj takim me strukturat e PD në Milot: Protesta, thirrje kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në...

VENDIMET/ Rama bën ndryshime në qeveri, emëron zv/ministren e re të Bujqësisë. Firmoset largimi i zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit (EMRAT)

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Sipas vendimeve të fundit...

Më shumë