BallinaVendiKronikëAksidenti ku humbën jetën dy të mitur, pezullohet drejtori i Policisë së...

Aksidenti ku humbën jetën dy të mitur, pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit dhe 2 zyrtarë të tjerë! Hetim disiplinor për uniformat blu

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të mitur, është pezulluar nga detyra drejtori i Policisë, Afrim Tafa.

Në vend të tij është caktuar përkohësisht Ervin Hodaj.

Po ashtu janë pezulluar për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave zv.drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj, si edhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Kreshnik Skëndo.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë ka nisur një hetim disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:   

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;            
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;   
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.             

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje  për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.           

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

spot_img
BurimiDitar

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...