Bashkëjetuesja e dajës së deputetes Zergjine Çuashi, Merita Gremaj ka folur sërish për abuzimet e bëra ndaj saj nga 52-vjeçari Bledar Bakaj, për të cilin thotë se e kërcënonte me thyerje këmbe ose dore nëse ajo do të tregonte për abuzimet.

Ndonëse para disa muajsh Gramaj foli haptazi duke treguar episidodet e tmerrshme të përjetuara nga Bledar Bakaj, ky i fundit i ka mohuar akuzat duke pretenduar pafajësinë për abuzimin me 34-vjeçaren dhe dhunimin e babait të saj.

Marrëdhënia e tyre mori përmasa të tjera më 13 shtator 2026, kur në fshatin Suk të Roskovecit, pavarësisht se Merita ishte me urdhër-mbrojtje, Bakaj shkoi në banesën e saj dhe pas një debati plagosi me drapër në këmbë babanë 67-vjeçar të saj.

Për rrjedhojë,Policia vuri në pranga dajën e deputetes Çaushi, vetëm 30 minuta pas ngjarjes, e pas arrestimit, ndaj Bledar Bakajt Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Siç kemi raportuar dhe ne, më 9 nëntor 2026, gjykata pranoi sërish kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj 52-vjeçarit, duke e lënë atë prapa hekurave.

E traumatizuar nga ngjarjet e përjetuara nga bashkëjetuesi i saj, Merita kthehet pas në kohë duke treguar momentin kur Bledari e mori dhe e futi në makinë me argumentimin se do e çonte për të kryer kontrolle mjekësore në spital. Por në fakt sipas saj, ajo përfundoi duke u përdhunuar nga partneri i saj në shkurret e Vlorës, në praninë e djalit 15-vjeçar.

“Më futi në makinë gjoja sikur do më çonte mua në për vizitë. Babait i tha që do të më dërgonte me ambulancë në Tiranë, por më çoi në shkurret e Vlorës dhe më përdhunoi.

Më ka përdhunuar edhe në sy të djalit të tij 10-vjeçar, më ka dhunuar dhe përdhunuar. Edhe atë fëmijë e ka dhunuar shumë, mirë që shpëtuam kokën prej tij. Ai fëmijë duhet të ketë një ngarkesë shumë të madhe.

Gjithçka për mua zgjati 45 ditë, por më duket sikur ka kaluar 450 vite. Më thoshte e ke vendin në varreza, do të të fus në një kuti xhami të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka.

Më tha po tregove gjë do të të thyej një këmbë e një krah. Kam ikur me djalin, nëpër ullishte, nëpër ferrat, nëpër kanale.

Djali më shpëtoi, djali bën 15-vjeç tani, thoshte lëre të ikë se po e mban peng, ai e rrihte çdo padite. Mbante thikë dhe sëpatë”, rrëfeu 34-vjeçarja për emisionin “Me zemër të hapur”.