Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Zenel Mura të qytetit të Vlorës.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, dhe një motor, ku udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




























