BallinaVendiKronikëAksidenti tragjik në Durrës/ “Ishte problematik”, banorët pretendonin se ishin ankuar për...

Aksidenti tragjik në Durrës/ “Ishte problematik”, banorët pretendonin se ishin ankuar për Nikollë Radaçin, AMP nis hetimet për efektivët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

Sipas pretendimeve të qytetarëve, policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

Hetimet e AMP-së vijnë pas aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e së dielës, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ngritur dyshime mbi reagimin e strukturave policore dhe nëse janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut, pavarësisht denoncimeve të mëparshme të banorëve.

AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës.

Të hënën, një ditë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi, kryepolici Skënder Hita pezulloi nga detyra deri në përfundim të hetimeve zinxhirin komandues të policisë Durrës.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë