Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku nuk munguan as batutat dhe ironitë e përhershme me gazetarët.
Kryemadhi ka komentuar edhe deklaratën e mëhershme që bëri kreu i PD-së Sali Berisha, i cili aludoi se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë po tentojnë të shmangin masat e arrestit përmes shtatzënisë, duke krijuar një mini-maternitet brenda në SPAK.
“Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet”, tha Monika Kryemadhi.


