BallinaEditorialEditorial nga Albania Today/Të gjithë kalojnë nesër në testin e orës 10:00

Editorial nga Albania Today/Të gjithë kalojnë nesër në testin e orës 10:00

Publikuar më

spot_imgspot_img

Paraditja nesër nuk do të jetë e zakonshme, si ajo e të enjteve ku ka sherr në parlament dhe incidente jashtë me protestuesit. Do të jetë më shumë se kaq. Të gjithë palët prite të kalojnë një test jo të lehtë.

Duke nisur nga Partia Demokratike që ka thirrur protestën e parë për këtë sezon politik, ku do të shihet pjesmarrja dhe vendosmëria. Por nga ana tjetër, do të vihet në provë edhe nëse ekzistojnë shanset për komunikim apo ura të përbashkëta me protestën 4 mujore të të rinjve dhe qytetarëve. Nesër ata do të jenë bashkë në të njëjtin shesh. Deri tani, protestuesit kanë treguar papajtueshmëri edhe ndaj PD, në sjellje dhe në mesazhe. Ky është momenti për të parë a do të ketë bashkim në revoltë.

Në këto kushte, edhe flamingot kalojnë nesër një lloj testi. Si do të sillen me demokratët, me të cilët kanë disa halle të përbashkëta. A do të ketë një shkrirje në shesh apo do përpiqen të ruajnë kordonin sanitar. Gjë që duket e pamundur në rastin se do të kemi të bëjmë me një turmë të pamenaxhueshme. Shanset për ndonjë shkëndijë mes tyre do të jenë të mëdha. Të shohim a do prevalojë maturia.

Testin e fortë e ka nesër edhe Edi Rama. I duhen 84 vota për të kaluar ligjin e ndarjes së re territorial. Me neomalësoren që ka ikur prej muajsh numrat bëhen më të vështirë. Nga ana tjetër, është Erion Braçe që ka deklaruar votën publikisht kundër shkrirjes së 15 bashkive.

Por shenja ka dhënë edhe deputeti Vullnet Sina. Ndoshta nesër paradite është momenti edhe i rebeles së paralajmëruar Elisa Spiropali.

Rrethanat ja kërkojnë Edi Ramës që jo vetëm të shkojë vetë në Kuvend, por kësaj radhe të mos e bëjë pushim as Belinda Balluku. Ndërkohë që do t’i duhen patjetër votat e PSD. Po të dështojë në mbledhjen e 84 votave që kërkon ai ligj, Rama merr një goditje jo të vogël. Ideja që është i plotfuqishëm dhe i pathyeshëm bie. Seanca nesër tregon shumë edhe për vijimësinë.

A do të jetë njësoj i konsoliduar për të ushtruar pushtetin deri në fund të mandatit apo jo?!

Një moment jo të lehtë do të kalojë nesër edhe policia e shtetit. Deri më tani me protestat e tyre para arlamentit, të rinjtë që nuk kanë qënë të shumtë në numër i kanë vënë shumë në vështirësi uniformat dhe i kanë detyruar të bëjnë zbarkime masive e bllokim perimetri.

Po nesër që protestuesit do të jenë disa herë më shumë në numër, si do të përballohet situata? Me gaz lotsjellës e skafandra?

Këto ngelen për t’u parë nesër paradite, ku të gjithë duket se do të kalojnë në një test të fortë.

spot_img

Artikujt e fundit

Polici 19-vjeçar i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë. Shpallen në kërkim

Një efektiv policie 19-vjeçar është dhunuar fizikisht në Krujë, teksa ndodhej jashtë shërbimit. Për...

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të...

Shenim nga Albania Today/Një fitore që fshesh një krizë!

Kombëtarja jonë e futbollit ka marrë mbështetjen e publikut e të shqiptarëve kudo në...

Fundi i një epoke: Lionel Messi luan ndeshjen e fundit me Argjentinën

Ka mbrëmje që futbolli nuk i harron. Dhe kjo e 6 tetorit, që për...

Më shumë

Polici 19-vjeçar i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë. Shpallen në kërkim

Një efektiv policie 19-vjeçar është dhunuar fizikisht në Krujë, teksa ndodhej jashtë shërbimit. Për...

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të...

Shenim nga Albania Today/Një fitore që fshesh një krizë!

Kombëtarja jonë e futbollit ka marrë mbështetjen e publikut e të shqiptarëve kudo në...