BallinaVendiKronikëGoditen 4 baza të lojërave të fatit në kryeqytet, 5 të arrestuar...

Goditen 4 baza të lojërave të fatit në kryeqytet, 5 të arrestuar dhe 2 në kërkim, sekuestrohen kompjuterë dhe pajisje për poker

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në Tiranë janë zbuluar 4 raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Për pasojë janë arrestuar pesë shtetasit Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka
Edmond Ndreka dhe Klodjan Vishkurti. Sakaq janë shpallur në kërkim dy të tjerë, pronarë, administratorë ose punonjës.

Sakaq janë sekuestruar 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni i koduar “Fati i Lojërave”

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Tiranë 4 raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.

Sekuestrohen 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Arrestohen 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë (pronarë, administratorë dhe/ose punonjës të ambienteve).

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.

Gjatë operacionit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Konkretisht:

-u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati;
-u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi R. M., u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi E. N., 49 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç, pasi në një ambient në administrim të 32-vjeçarit, me punonjës shtetasin E. N., u gjetën 7 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi K. V., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. V., 60 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të këtij të fundit u gjetën tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. 22-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të prishë provat materiale.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...