Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Kapri është thirrur nga SPAK në lidhje me kallëzimin e depozituar prej tij ndaj ministrit Ervin Demo dhe drejtuesve të Policisë, lidhur me pretendimet për ushtrim dhune ndaj protestuesve.