Një tjetër rast i futjes së lëndëve narkotike në burgun e Fierit është evidentuar këtë të martë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në qelinë e një të dënuari për trafik droge janë gjetur disa doza të dyshuara si kanabis.

Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi sasinë e lëndës narkotike, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si ajo ka mundur të futet në ambientet e burgut.