BallinaUncategorizedKrim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi...

Krim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi foto shokëve të klasës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje tronditëse ka shokuar Holandën, pasi një vajzë 15-vjeçare nga Groningen është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë me thikë prindërit e saj dhe më pas ka shpërndarë fotografi nga vendi i krimit te shokët e klasës përmes një aplikacioni.

Sipas mediave holandeze, viktimat janë Johan dhe Mathilde, të dy 53 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre të enjten e kaluar. Autoritetet raportojnë se të dy kishin marrë plagë të shumta me thikë.

Hetimet paraprake tregojnë se adoleshentja dyshohet se ka sulmuar edhe qenin e familjes, një Golden Retriever, i cili mbeti i plagosur. Gjendja e kafshës nuk është bërë ende e ditur.

Rasti ka marrë përmasa edhe më shqetësuese pasi, sipas gazetës holandeze De Telegraaf, 15-vjeçarja ka fotografuar vendin e krimit dhe ua ka dërguar imazhet miqve dhe shokëve të klasës. Dëshmitarë të cituar nga mediat vendase përshkruajnë se në fotografi shiheshin të dy prindërit të shtrirë në dysheme pas sulmit fatal.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë profilin dhe gjendjen psikologjike të së miturës, e cila vazhdon të mbahet në paraburgim. Mediat lokale kanë raportuar se vajza dyshohet se e identifikonte veten si qen, por policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion dhe nuk ka dhënë detaje mbi motivet e mundshme të krimit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje të dyfishtë që ka tronditur opinionin publik në Holandë.

Artikujt e fundit

Zjarr i madh në një nga kullat më të larta të Madridit, evakuohen qindra persona

Një shpërthim i fortë i ndjekur nga një zjarr ka shkaktuar panik këtë pasdite...

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të mbetem Marjana e maleve, kam kaluar gardhin pa kthim

Ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Rama. Në letrën...

“Ka edhe shpirtra të lodhur në familjen tonë që duan Shqipëri të re”, Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi dhe...

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur...

Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...

Më shumë