BallinaVendiPolitikëMë shumë apo më pak bashki?/ Debati për reformën territoriale, PS dhe...

Më shumë apo më pak bashki?/ Debati për reformën territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në Komision e  Reformës Territoriale, gjatë një seance dëgjimore me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, bashkëkryetarët Mazniku nga maxhoranca dhe Boçi nga opozita shpalosën qëndrime të kundërta sa duhet të jetë numri bashkive me këtë reformë të re.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë nuk është kërkesë që kërkon të godasë konsolidimin, sepse ne po themi të shtojmë në mënyrë optimale numrin  e bashkive. Nuk ka një kërkesë të kthimit te 373, po 373 janë shumë, por 61 janë shumë pak.

Arbjan Mazniku: Opozita e ka shprehur mendimin e vetë që thotë ne duam më shumë bashki. Maxhoranca ka thënë që ne mendojmë që konsolidimi ka funksionuar dhe do funksionojë. Le të bëjmë hapat e procesit dhe të mbledhim produktin e procesit.

Është krejt normale që mazhoranca ka një pozicion konsolidimi, ndërsa opozita zgjerimi.

Me gjithë ngulmimin e anëtarit demokrat në këtë komision Bledion Nallbati kryebashkiakët e qarkut Elbasan nuk dhanë komente nëse me këtë reformë duhet të kemi një numër më të madh njësish vendore. Por kryetarët socialistë të këtyre bashkive kërkuan të qëndrojë i njëjti numër dhe të kenë më shumë kompteneca dhe autonomi financiare.

Arif Tafani: Në lidhje me decentralizimin po ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. Njëra është autonomia financiare dhe i funksioneve të deleguara.

Nuri Belba: A duhet për shembull që po te ligji të përmirësohet edhe pjesa e HEC-eve që kemi në territorin tonë.

Bukurosh Maci: Patjetër që Bashkia Peqin ka shumë arsye që duhet të qëndroj bashki.

Florenc Doka: Kemi nevojë për fuqizim financiar e mundësi pagese për punonjësit e rritur cilësinë e atyre punëve që duam të bëjmë.

Në këtë komision dëgjesat vijuan me kryebashkiakët e qarqeve Durrës dhe Kukës.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...