BallinaVendiKronikëNdërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh...

Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së, Elda Hoti: Do na mungosh gjithë jetën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Hoti i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen e humbjes.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën“, shkruan deputetja, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi.

Vëllai i tij, Aleksandër Ndoja njofton se 46-vjeçari u nda papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se kjo është një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen e tyre.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre. Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë