BallinaVendiKronikëNga shefi i Komisariatit te ai i Krimeve, arrestohet kupola e Policisë...

Nga shefi i Komisariatit te ai i Krimeve, arrestohet kupola e Policisë së Sarandës; detajet e operacionit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Agjencia e Mbikqyrjes Policore arrestoi mbrëmjen e së premtes kupolën drejtuese të policisë në Sarandë. 

Në pranga ranë: Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Arrestimi u krye në kuadër të një operacioni që AMP ka nisur prej mesditës së sotme në jug të vendit, pas informacioneve se zyrtarë të policisë vendore janë të përfshirë në lejimin e ndërtimeve pa leje.

Ata akuzohen për: “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal; “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës“, njoftoi AMP.

Më herët u raportua arrestimi edhe i dy specialistëve të policisë, pasi ka rezultuar si të përfshirë në ‘skemën’ e lejimit të ndërtimeve pa leje dhe tolerimit të tyre në zonën bregdetare. Burime zyrtare bënë të ditur arrestimin e Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, si dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Nga raportimet mësohet se AMP po vijon operacionin, ndërsa thuhet se në ‘listë’ janë edhe të tjerë zyrtarë, që dyshohet se kanë shkelur ligjin.

Operacioni është në vijim të atij të nisur të enjten, ku janë arrestuar 8 persona, që po kryenin ndërtime pa leje pranë vijës bregdetare, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës ku po kryheshin punimet.  

Të arrestuarit janë identifikuar si Ylli Daci, 33 vjeç, Emiljano Sotiri, 41 vjeç, Kleanth Rakipi, 25 vjeç, Bilbil Rexho, 48 vjeç, Enkeiled Rrëza, 41 vjeç, Oriant Cako, 32 vjeç, Oltion Bushaj, 47 vjeç, Erjon Kovaçi 42 vjeç dhe pronarja Arjola Dhrami (Bajo), 42 vjeçe.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;  

B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; 

E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; 

O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; 

E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;

Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi një ditë më parë policia.

BurimiPamfleti

Artikujt e fundit

Horoskopi, 16 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite....

“Europa të trajtojë problemet strukturore”/ Rama batuta në Estoni: Shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”, pro aleancës transatlantike deri në fund

ESTONI-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në panelin hapës të Konferencës Lennart...

Importuan heroinë në Danimarkë përmes Suedisë/ Si funksiononte grupi kriminal, lënda narkotike e përzierë me paracetamol dhe kafeinë për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e...

Efektivë të përfshirë në ndërtimet pa leje, AMP aksion në Sarandë e Ksamil

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat e tjera përreth. Sipas informacioneve...

Më shumë

Horoskopi, 16 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite....

“Europa të trajtojë problemet strukturore”/ Rama batuta në Estoni: Shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”, pro aleancës transatlantike deri në fund

ESTONI-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në panelin hapës të Konferencës Lennart...

Importuan heroinë në Danimarkë përmes Suedisë/ Si funksiononte grupi kriminal, lënda narkotike e përzierë me paracetamol dhe kafeinë për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e...