BallinaVendiPolitikëNis gjyqi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi: Komunikimet janë shkëputur nga konteksti

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi: Komunikimet janë shkëputur nga konteksti

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët janë të dy të pranishëm në seancë.

I pranishëm edhe njëri nga prokurorët  e çështjes, Sotir Kllapi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sakaq mësohet se Monika Kryemadhi vazhdon më kundërshtimet.

Kryemadhi: E kemi lënë në faqen 46 të akuzës. Jam e detyruar të bëj një analizë shkencore, ku akuza bën interpretime të ndryshme. Nga komunikimi rezulton vetëm kjo fjali: “U firmos dhe u shpërnda te të gjithë ministrat.” Shatku thotë: “Urime.” Sipas akuzës, ky SMS që u shpërnda tek të gjithë ministrat quhet provë. Por kjo gjë nuk u miratua, atëherë akuza nuk duhet të ekzistojë. Ky debat nuk ishte mbi favorizimin e Unifi, siç pretendon akuza, por për kompetencat. Mesazhi i 11 prillit nuk përmban urdhër politik. Përkundrazi, akuza ka shkëputur vetëm një pjesë. Ka komplet nxjerrje nga konteksti.

Në 19 qershor, Shatku çon SMS: “Ke folur gjë me Ëngjëllin?”

Shatku bën një pyetje. A kishte përgjigje nga unë? Se në telefonin tim janë disa Ëngjëlla. A ka kryer hetim akuza se kush është Ëngjëlli dhe a ka folur Kryemadhi me të? Akuza pretendon se më vonë Ëngjëll Zeqo më nis raport.

Më tej, akuza i referohet komunikimeve mes Shatkut dhe Darien Faber.

Kryemadhi: Të gjithë thonë: “Të kishim shkopin magjik”, po faktikisht shkopin magjik e kishin ca të tjerë. Dokumentet mbështesin tezën se Ardian Shatku e ndiqte vetë komunikimin me investitorët.

Kryemadhi: Askund nuk rezulton një mesazh: “Bëje se do të jap para, bëje se të shkarkova, bëje se të vrava.”

Artikujt e fundit

Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor në Francë, policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, teksa...

Sulmet ukrainase ndaj kompanisë Wildberries trondisin ekonominë dhe bankat ruse

Dronët ukrainas goditën një numër objektesh industriale në qytetin qendror rus të Ryazanit, ndërsa...

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, priten...

Më shumë

Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor në Francë, policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, teksa...

Sulmet ukrainase ndaj kompanisë Wildberries trondisin ekonominë dhe bankat ruse

Dronët ukrainas goditën një numër objektesh industriale në qytetin qendror rus të Ryazanit, ndërsa...