Këtë të martë ka filluar zyrtarisht faza e intervistimit për 14 kandidatët që konkurrojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik dhe kandidati i parë që është paraqitur për intervistë është Afrim Tafa, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Durrësit.

Lista e kandidatëve

  1. Afrim Tafa
  2. Alfred Çepe
  3. Arjanit Arapi
  4. Elidon Çela
  5. Gentian Berberi
  6. Gentjan Shehaj
  7. Idajet Faskaj
  8. Lorenc Panganika
  9. Neritan Nallbati
  10. Pëllumb Seferi
  11. Rebani Jaupi
  12. Saimir Boshnjaku
  13. Skënder Hitaj
  14. Tonin Vocaj