BallinaVendiPolitikëPeleshi nuk pranon interpelancat për çështjet që i ka SPAK, i kundërpërgjigjet...

Peleshi nuk pranon interpelancat për çështjet që i ka SPAK, i kundërpërgjigjet Kapri: Këtu të gjitha janë nën hetim, ta mbyllim Parlamentin fare

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pasi korrupsioni dhe të korruptuarit u mbrojtën me votë, siç ishte rasti i Belinda Ballukut, tani mazhoranca po pengon edhe Kuvendin që t’i kërkojë llogari qeverisë.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka marrë vendimin që të mos pranojë asnjë nga interpelancat e kërkuar nga opozita, për çështjet që janë nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas tij, këto interpelanca do të ndërhynin në punën e Prokurorisë, ndaj edhe ka marrë vendimin që të mos pranojë asnjë prej tyre. Sot, ai komunikoi se nuk ka pranuar 2 interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, të kërkuar nga opozita për findet e IPARD II, të të cilat sipas hetimeve i përfituan persona të lidhur me qeverinë dhe mazhorancën.

Por, Peleshit i është kundërpërgjigjur deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, të cilit nuk iu pranua interpelanca me ministrin Salla. Në fjalën e tij, Kapri tha se në Shqipëri të gjitha çështjet e mëdha janë në hetim nga SPAK, ndaj kjo do të thotë që të mbyllet Parlamenti, se s’ka çfarë llogarie i kërkon qeverisë.

“Argumenti juaj që ne nuk duhet të kërkojmë llogari në Kuvend se çështjet janë nën hetim, i bie që të mbyllim Parlamentin, sepse nuk ka çështje madhore në këtë vend që nuk është nën hetim. Por ne s’kemi punë me Prokurorinë. I kërkojmë llogari ministrit të Bujqësisë që tha se në qershor hapet IPARD III, 190 milionë euro. Komisioni Europian thotë të kundërtën. Nuk ka logjikë kjo të mohojmë interpelancat.

Për fondet e IPARD është anuluar, edhe interpelancë me kryeministrin Rama për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me AKSHI-n dhe Air Albania. PEdhe për Thumanë Kashar kemi dy vite  e gjysmë dhe nuk bëhet. Ministri dhe qeveria duhet të japë llogari këtu. Dhe nuk mundet dot të ndalojnë parlamenti se është çështja në hetim. Ne duam të bëjmë interpelancat tona siç e vlerëson Kushtetuta”, tha Kapri.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...