BallinaVendiPolitikë"Për interes shtetëror": PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

“Për interes shtetëror”: PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare me procedurë të veçantë për shtetasit e huaj – një praktikë kjo e ndjeshme për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.

Projektligji i firmosur nga Balla është përfshirë në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për periudhën 13- 30 prill dhe propozon ndryshime në nenin 9 të ligjit të vitit 2020 “Për Shtetësinë”, duke parashikuar konceptin e natyralizimit të shtetasve të huaj “për interes shtetëror”.

Ligji aktual parashikon që në raste të veçanta, një shtetas i huaj mund ta përfitojë pasaportën shqiptare pa përmbushur kushtet mbi kohën e qëndrimit apo njohuritë mbi gjuhën dhe historinë shqiptare, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar për personalitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë apo sportit.

Sipas propozimeve të Ballës, natyralizimi për interes shtetëror bëhet në rastet kur shteti shqiptar ka interes të posaçëm për krijimin e një lidhjeje të qëndrueshme me personin e huaj, për shkak “të cilësive, aftësive dhe rrethanave specifike të dobishme të individit ose të veprimtarisë së tij, private ose publike”.

Projektligji parashikon gjithashtu që aplikimet që do të bazohen në nenin 9 të ligjit “Për Shtetësinë” duhet të mbështeten me dokumentacion nga ministrat e kabinetit “Rama” që mbulojnë fushën përkatëse.

“Interesi i posaçëm shtetëror identifikohet, mbështetet dhe garantohet përpara Presidentit të Republikës nga ministri që mbulon fushën përkatëse,” thuhet në projektligj.

Në katër vitet e fundit, kjo është hera e dytë që mazhoranca socialiste përpiqet të ndryshojë ligjin “Për shtetësinë”, që lidhet njëherazi me sigurinë kombëtare dhe procesin e integrimit në BE.

Në vitin 2022, qeveria e kryeministrit Edi Rama inicioi një projekt për ‘shitjen’ e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri – sipas një skeme të njohur ndërkombëtarisht si “pasaportat e arta”.

Qeveria u tërhoq nga projekti pas reagimit të ashpër të Komisionit Europian, i cili e konsideroi këtë praktikë si të papajtueshme me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe të rrezikshme për sigurinë.

spot_img
BurimiBirn

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...