BallinaUncategorizedPlot tre vite pa Afrim Bunjakun, rreshteri i Policisë së Kosovës u...

Plot tre vite pa Afrim Bunjakun, rreshteri i Policisë së Kosovës u vra në krye të detyrës nga tre serbë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dita e sotme, 24 shtator 2026 përkon me 3 vjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa mbetën të plagosur dhe dy policë të tjerë.  

Kujtojmë se sulmi ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit të 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë ndaluan dy kamionë pa targa, duke bllokuar hyrjen përmes urës. Me të vënë re bllokimin e rrugës, patrulla policore u vu në lëvizje ndërsa njoftuan dhe kolegët e tyre për të vepruar. Me t’u afruar pranë barrikadës, serbët që ndodheshin në kamion hapën zjarr dhe të shtënat me armë i morën jetën rreshterit Bunjaku. 

Po ashtu, asokohe Policia e Kosovës njoftoi se gjatë operacionit u vranë tre nga sulmuesit nga Serbia, pasi zyrtarët policorë iu kundërpërgjigjën sulmeve. Ndërsa u tha se grupi kishte shfrytëzuar hapësirat përreth Manastirit të Banjskës për t’u strehuar dhe për të qëlluar ndaj zyrtarëve policorë.

Për këtë ngjarje u vunë në pranga tre shtetas serbë të cilët dhe u shpallën fajtorë për ngjarjen, ndërsa në veri u sekuestrua një arsenal i madh armësh, uniformash dhe pajisjesh logjistike.

Sulmi në Banjskë u dënua nga institucionet e Kosovës dhe nga ndërkombëtarët, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe UNMIK-un, të cilët kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ndërsa pritet që ditën e sotme, figura të njohura të politikës të ndeorjnë figurën e oficerit që u vra në krye të detyrës, Afrim Bushnajkut.

Bushnajku la pas gruan dhe tre fëmijët, vajzën Arbenita e dy djemtë Jetlumin dhe Fatlumin, të cilët së bashku me nënën e tyre Lumnijen jetojnë në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Masa ndaj Vlora Hysenit, Kryemadhi batuta me gazetarët para gjykatës: I patë si i fik radarët? Dashuria, gjë e madhe

Monika Kryemadhi është shfaqur me batuta para gazetarëve dhe operatorëve, pak para nisjes së...

“Flej pa dert zemër, gjithë radarët i fik për ty”/ Mesazhet e Vlora Hysenit teksa dyshohet se informonte Ergys Agasin

Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora...

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona, tentuan të thyenin rrethimin e Policisë

Dy persona janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas...

Plagosja te “Petro Nini” merr fund tragjik, ndërron jetë 49-vjeçari

Ka ndërruar jetë 49-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme pranë...

Më shumë