BallinaVendiKronikëProcesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet...

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë.

Procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur.

Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se Veliaj nuk është paraqitur në seancë.

Siç raporton Anila Hoxha, është  paraqitur për të monitorojë procesin e Veliajt edhe Erida Skëndaj, kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Gjykata, mbas kërkesës së mediave për të ndjekur procesin live me kamera, vendosi ta refuzojë kërkesën. Gjykata tha se prania e kamerave përbën rrezik sepse pritet të ketë dëshmitarë.

SPAK kërkoi pezullim të afateve të paraburgimit për shkak se janë avokatët shkak për shtyrjen e seancës.

Avokati i Veliajt kundërshtoi këtë fakt duke theksuar se Veliaj nuk është shkak për shtyrjen e seancës dhe nuk ka arsye se përse të pezullohen afate e paraburgimit.

Në fund, Gjykata e Posaçme vendosi të ndërpresë seancën.

Seanca e radhës është në datën 10 qershor, në orën 11:30. Nga data 16, në orën 10, seanca pasardhëse do të jetë çdo të martë në orën 10.

Gjykata pezulloi gjithashtu afatet e paraburgimit për Veliajn.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë