BallinaSportTakimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin...

Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026

Publikuar më

spot_imgspot_img

FIFA dhe Federata Iraniane e Futbollit kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Stamboll, ku është diskutuar pjesëmarrja e ekipit kombëtar iranian në Kupën e Botës.

Takimi u cilësua si “shumë konstruktiv” nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, i cili në deklaratën zyrtare theksoi se bashkëpunimi mes palëve po vazhdon ngushtë dhe se FIFA pret me padurim praninë e Iranit në turneun botëror.

Ai shtoi se gjatë takimit u diskutuan çështje operacionale dhe organizative, ashtu si me të gjitha federatat anëtare.

Edhe presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, e cilësoi takimin pozitiv, duke theksuar se të dyja palët riafirmuan angazhimin për të garantuar pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës. Taj bëri të ditur gjithashtu se vizat për ekipin kombëtar ende nuk janë lëshuar, por procesi pritet të përfundojë në Turqi.

Takimi u zhvillua në selinë e Federatës Turke të Futbollit, ndërsa kombëtarja iraniane po përgatitet për një kamp stërvitor në Turqi përpara udhëtimit drejt SHBA-së.

Në listën paraprake prej 30 lojtarësh është përfshirë edhe sulmuesi Mehdi Taremi, ndërsa mungon emri i Sardar Azmoun. Ky i fundit, ish-lojtar i Bayer Leverkusen dhe Romës, u la jashtë skuadrës mes polemikave të fundit në Iran, pasi media shtetërore e kishte akuzuar për “tradhti” për shkak të një fotografie të publikuar me Emirin e Dubait.

Trajneri Amir Ghalenoei deklaroi se përjashtimi i Azmoun ishte vetëm për arsye teknike.

Irani, i kualifikuar për herë të katërt radhazi në Kupën e Botës, do ta nisë turneun më 15 qershor në Los Angeles kundër Zelandës së Re. Më pas iranianët do të përballen me Belgjikën më 21 qershor dhe do ta mbyllin fazën e grupeve ndaj Egjiptit më 26 qershor në Seattle.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...