BallinaVendiKronikëVrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir u vranë me armë...

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir u vranë me armë zjarri, policia jep detajet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë Administrative Pult, në Dukagjin.

Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Aleks Preka.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:20. Për shkak të largësisë së zonës dhe vështirësive në komunikim, informacionet e para kanë mbërritur me vonesë pranë Policisë së Shkodrës.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

spot_img

Artikujt e fundit

Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi/ Kush është Altin Allmuça, i arrestuar 10 vite më parë për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes

Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe...

Takimi me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit Rama

Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka...

“Po largohem, ju dua shumë…”/ I dënuari nuk kthehet në Burgun e Reçit, pikëpyetje mbi sigurinë dhe kontrollin e lejeve

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit nuk është rikthyer në...

Më shumë