BallinaVendiKronikëAksident në aksin Prrenjas–Librazhd, dy adoleshentë në gjendje të rëndë shëndetësore! Nisen...

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd, dy adoleshentë në gjendje të rëndë shëndetësore! Nisen me urgjencë drejt Traumës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, një segment i konsideruar problematik për qarkullimin.

Në motorçikletë udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët pas përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se të plagosurit janë dy djem adoleshentë, njëri banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Kryetarja e Shoqatës së Siguruesve, Hajdarmataj: Sigurimi nuk duhet parë si një produkt financiar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me AON dhe Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë...

Kapen 167 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar! Tentoi t’i ikte policisë, arrestohet shqiptari

Njësia anti-drogë e Janinës arriti t’i japë një goditje trafikimit të drogës, pas një...

Rruga në të cilën po ecën PD të çon në arkën e drurit

Partia Demokratike ka hyrë prej kohësh në një trajektore mjaft të rrezikshme për të...

“5 ligje klienteliste”, Ina Zhupa: Nga ‘strategjikët’ te paketa e maleve dhe Koorporata e Investimeve, bien ndesh me BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë në Kuvend se ka miratuar...

Më shumë