BallinaVendiKronikëDetaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë së Tiranës i zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në 3 Call Center. Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve. Katër është numri i të arrestuarve deri tani, emrat e 3 prej tyre, Eduart Dalla, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha. Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto.

Bastisen 3 Call Center

Gjatë kontrolleve janë verifikuar 3 Call Center, të shpërndarë në 4 ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.

Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.

Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ata do të mbahen në masë ndalimi apo do të lirohen në vijim të hetimeve.

Policia gjen 1 mln euro cash

Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë