Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar në Facebook, pak minuta pasi grupi parlamentar i PS-së votoi për përjashtimin e saj. Ajo njofton se do të flasë nesër në një konferencë shtypi në Kuvend.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali.

Kërkesën për votim e paraqiti kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Gjatë votimit, deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan.

I pyetur nga gazetarët, Balla tha se vendimi u mor në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.