BallinaVendiKronikëGoditja e grupeve kriminale, reagon kreu i SPAK, paralajmëron Braho: Pasuritë me...

Goditja e grupeve kriminale, reagon kreu i SPAK, paralajmëron Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe të përdoren për qëllime të ligjshme

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.

Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, shprehet Braho.

Artikujt e fundit

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Më shumë