BallinaVendiAktualitetHitaj takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave...

Hitaj takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe parandalimi dhe goditja e çdo paligjshmërie, ishin në fokus të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, zhvilloi me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe me strukturat kufitare Dibër.

Gjatë takimeve, Hitaj fillimisht kërkoi disiplinë në punë, performancë të shërbimeve policore në terren, komunikim dhe ndjekje në dinamikë të konflikteve dhe të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët.

Më tej, Drejtori u ndal në goditjen e armëmbajtjes pa leje, kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndjekjen me përparësi të rasteve të dhunës në familje, goditjen e lojërave të fatit, krimeve mjedisore, trafiqeve të paligjshme, krimeve ekonomike dhe krimeve kufitare.

Drejtori i Përgjithshëm u ndal dhe te siguria në shkolla, siguria rrugore dhe sezoni turistik, duke kërkuar nga të gjitha strukturat policore angazhim maksimal, vëmendje të veçantë për sigurinë në shkolla deri në përfundim të vitit shkollor, si dhe shërbime të hapura dhe me agjentë të Policisë Kriminale për të goditur elementet kriminale që tentojnë t’iu afrohen shkollave.

Monitorim intensiv me mjete inteligjente të qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore nacionale, duke shmangur ndalesat pa shkak dhe kontaktin verbal të punonjësve të Policisë Rrugore me përdoruesit e rrugës, por duke evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet nëpërmjet teknologjisë.

Përsa iu përket qendrave urbane, Drejtor Hitaj ka kërkuar jo vetëm nga Policia Rrugore, por edhe nga patrullat e Përgjithshme dhe Forca “Shqiponja”, që të qëndrohet fort ndaj atyre që parkojnë në vijat e bardha, mbi trotuare, dyshe ose treshe, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe këmbësorëve, si dhe ndaj atyre që kryejnë manovra të rrezikshme, xhirime gomash dhe që gjenerojnë zhurma nëpërmjet marmitave të modifikuara, duke u kthyer në shqetësim serioz për qytetarët.

Siguria e turistëve ishte një tjetër porosi e Drejtorit të Përgjithshëm, duke lënë detyra për strukturat e Policisë.

Gjithashtu, Drejtori kërkoi nga Policia Kufitare shërbim më cilësor, shtim sportelesh në raste fluksi dhe komunikim me etikë jo vetëm me turistët, por me çdo qytetar, si dhe vigjilencë për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Drejtor Hitaj la detyra dhe për një problematikë shqetësuese ndër vite, zjarrvëniet.

“Tani fillon vera dhe bashkë me të fillojnë zjarret, ndaj duhet filluar puna menjëherë duke marrë kontakt me administratorët e njësive administrative, t’u dërgohet njoftim barinjve që janë përgjegjës për territorin që kanë marrë në përdorim, në rast se bie zjarr apo konstatohen kultivime të bimëve narkotike. Gjithashtu, të evidentohen dhe të mbahen në kontroll ata persona që kanë shkaktuar zjarre vitet e kaluara”, u shpreh Hitaj.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...