BallinaVendiKronikëKonflikt mes disa personave gjatë natës në Tepelenë/ Dhunë fizike dhe armë...

Konflikt mes disa personave gjatë natës në Tepelenë/ Dhunë fizike dhe armë të ftohta, plagosen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës, mes disa personave të moshës 30–40 vjeç, ka degraduar sërish pas mesnate, duke lënë tre persona të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete tip fuoristradë. Konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e mjeteve të forta dhe armëve të ftohta, duke degjeneruar më pas në dhunë fizike.

Si pasojë, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Mbetet ende e paqartë nëse policia kishte dijeni për konfliktin e nisur gjatë paradites dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij.

Artikujt e fundit

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Hetimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit në Gjirokastër, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që...

Më shumë