BallinaVendiKronikë“Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e...

“Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e Artan Tafanit në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Konflikti kishte të bënte me pronat

Publikuar më

spot_imgspot_img

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.

Në dëshminë e tij, ai ka treguar si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës, duke u shprehur se e gjitha ishte për punë hasmërie.

Dëshmia e Artan Tafanit:

Avokati: Korrik 2022 ku keni qenë?

-Në Astir me Laertin, në shtëpi. bashkë kemi jetuar në atë kohë

Avokati: A ju kujtohet të keni kryer ndonjë aktivitet kriminal, gjatë korrikut 2022

-Mos gaboj, kemi marrë veprimet për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës. Personalisht nuk e njihja

Avokati: Kush e porositi dhe pse?

-Për punë hasmërie, ka qenë te grupi Aldo Bares. Ka qenë dhe një konflikt pronash. Ma ka shpjeguar Laerti arsyen pak a shumë. Në Lushnjë te lokali i Rexhep Ginës ka pasur toka dhe xhaxhai i Laertit aty.

Avokati: Kur e keni diskutuar për herë të parë?

-Në Athinë, Greqi.

Avokati: Keni bërë plan?

-Rexhep Gina në atë kohë jetonte në Athinë, prandaj. Ma tha mua personalisht dhe Mario Diamantit, do merrnin informacione përmes një polici grek.

Avokati: Kush kanë qenë të pranishëm?

-Mario Diamanti që është vrarë në Greqi, unë Laert Haxhiu. Takimi në Greqi është bërë në 2021 mos gaboj.

Avokati: Sa keni qëndruar në Greqi

-10 ditë, ika pastaj. Laerti erdhi në tetor

Avokati: Keni diskutuar më për Rexhep Ginën?

-Po, për vrasjen e Rexhep Ginës. E ruante Laerti vazhdimisht, e ndiqnin dhe njerëzit e Laertit. Dy persona i çonin video dhe foto Laertit.

Artikujt e fundit

Dhunohen brutalisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Sipas burimeve të...

Welcome, Mr. Ambassador! Eric Wendt merr miratimin përfundimtar si ambasador i SHBA-së në Tiranë

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, fuaristrada përplaset me kamionçinën, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e...

Magji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me show Botërorin e Argjentinës

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes së parë të Argjentinës në Botërorin 2026,...

Më shumë