BallinaVendiKronikëPas helmimit të 56 studentëve nga ushqimet e ‘Soir-AL’, drejtori i Policisë...

Pas helmimit të 56 studentëve nga ushqimet e ‘Soir-AL’, drejtori i Policisë në Akademinë e Sigurisë: Besimi i qytetarëve, pasuria jonë më e madhe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas ngjarjes së rëndë ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka zhvilluar një vizitë dhe takim me studentët dhe punonjësit në trajnim, duke përcjellë mesazhe për etikë, integritet dhe profesionalizëm.

Në fjalën e tij, Hita theksoi rëndësinë e misionit të tyre si oficerë të ardhshëm të rendit dhe sigurisë, duke e konsideruar besimin e qytetarëve si themel të punës policore.

“Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe. Vlerësoni çdo leksion, silluni me etikë dhe integritet”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar studentëve, drejtori i Policisë vlerësoi zgjedhjen e tyre për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë dhe theksoi përgjegjësinë që sjell ky profesion.

“Të dashur studente dhe studentë, zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar. Ai kërkon përkushtim, disiplinë dhe ndjenjë përgjegjësie”, tha Hita, duke shtuar se formimi profesional dhe integriteti janë thelbësorë për karrierën e tyre.

Hita nënvizoi gjithashtu se Akademia funksionon me standarde bashkëkohore dhe programe të harmonizuara me praktikat ndërkombëtare, ndërsa theksoi se shërbimi ndaj vendit kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndershmëri.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë